Prokuroria franceze: Grupi shqiptaro-tunizian mbështeti terroristin në Nice

Prokuroria franceze: Grupi shqiptaro-tunizian mbështeti terroristin në Nice

68
0
Shares

Në një konferencë për shtyp prokurori francez François Molins ka deklaruar se grupi shqiptaro-tunizian është fajtor si mbështetës i sulmit terrorist në Nice të Francës, ku humbën jetën 84 persona dhe u plagosën më shumë se 200 të tjerë.
Grupi shqiptaro-tunizian i përbërë nga 5 persona janë akuzuar se kanë ndihmuar terroristin Mohamed Lahouaiej Bouhlel. Dy shqiptarët janë një burrë dhe grua nga qytetet e Fierit dhe Tiranës por prokurori ka bërë të ditur edhe emrat e tyre.
Ata janë Artan. H i ditëlindjes 30 janar 1987 dhe Enkelejda Z. e lindur më 3 mars 1974 të dy me nënshtetësi franceze.
Të dy shqiptarët i kanë siguruar terroristit armën më të cilën terroristi qëlloi në drejtim të policisë kur kjo e fundit po mundohej të ndalte sulmin e tij.
françois molins

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY