Manjani e konfirmon: Deputetët janë kërcënuar me SMS

Manjani e konfirmon: Deputetët janë kërcënuar me SMS

63
0
Shares

Gjatë ditës së sotme ka pasur zëra, se disa deputetë kanë marrë mesazhe nga ambasadat e huaja në Tiranë për të votuar reformën. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Për fat të keq ka pasur mesazhe të tilla. Dhe ne ndaj duhet të mësojmë nga ky rast. Partitë politike duam apo s’duam ne kanë të drejtë vendimmarrje. Ndaj këto SMS janë gjëra të papranueshme”, deklaroi Manjani.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha gjithashtu në studion e emisionit “Opinion”, në TV Klan se gjatë ditës janë zhvilluar diskutime të forta, ku nuk kanë munguar as tonet e larta.
“Në gjithë dijeninë time nuk ka asnjë skenar për mocion mosbesimi. LSI ka treguar se di t’ju qëndrojë marrëveshjeve”, deklaroi Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY