Basha: Rama të heqë dorë nga lojërat, PD do të jetë në...

Basha: Rama të heqë dorë nga lojërat, PD do të jetë në parlament për të votuar reformën sipas marrëveshjes

51
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha apeloi në një dalje publike se “Rama të heqw dorë nga lojërat, dhe se PD do të jetë sot në parlament për të votuar reformën sipas marrëveshjes”.
Këtë deklaratë e bëri pas pretendimeve se ai ka shtuar disa kërkesa të reja, pas marrëveshjes së arritur, nga letra e komisionarit Johanes Hahn.
Sipas Bashës, “Marrëveshja ka qenë që për të 4 institucionet të operohej në bazë të së njëjtës formulë të vetingut. Kjo u dakordwsua të hënën në takimin e negociatorëve, ndërsa u konfirmuar mbrëmë edhe nga negociatorët e PD dhe LSI, respektivisht Oerd Bylukbashi dhe Ylli Manjani”, sqaroi Basha.
Më tej kreu i PD-së e quajti mashtrim të turpshëm, pretendimin se ai ka shpallur kërkesa të reja pas marrëveshjes së djeshme.
Duke risjellë para gazetarëve, pamjet video të një deklarimi të tij të pak ditëve më parë, Basha u shpreh se, “Është një mashtrim i turpshëm se Basha ka kërkesa të tjera pas marrëveshjes. Çdo mashtrim që kanë marrë dje ndërkombëtarët bien poshtë me këto dy prova”.
Duke ripërsëritur se nuk ka asnjë kërkesë të re, Basha kujtoi një deklaratë të sinqertë të Fatmir Xhafajt mbrëmë, sipas të cilit “pranoi se drafti zyrtar i cili është dërguar për diskutim e miratim në Kuvend, nuk përfshin as rekomandimet Nuland as rekomandimet Hahn”, u shpreh Basha duke apeluar “Rama të heqë dorë nga lojërat, dhe se PD do të jetë sot në parlament për të votuar reformën sipas marrëveshjes”, në mbyllje të deklaratës së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY