Negocuesi i LSI-së. Ministri Ylli Manjani ka konfirmuar se cështje e katër institucioneve është trajtuar mbrëmjen e së hënës dhe të dy palët kanë than se kjo është një cështje e zgjidhur.
“Grupi negociator nga tryeza e kryetarëve të partive politike. Kemi biseduar ditën e hënë për cështjet e mbetura pezull rreth propozimit hibrid të zonjës Nuland për rolin e ndërkombëtarëve në vetting duke supozuar që cështjet e tjera janë zgjidhur.
E kemi diskutuar edhe cështjen e katër institucioneve. Kam pyetur vetë se si është lënë dhe është thënë nga të dy palët se është rënë dakord për këtë cështje. Nuk u shënua në procesverbal pasi mbledhja u mbyll krejt papritur. Por është deklaruar”, tha Manjani.
“E kemi biseduar gjatë dhe kemi rënë dakord që do të ishin 3 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita”, përsëriti Manjani i pyetur sërish nga gazetarët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/