Detaje të tjera të reja mësohen nga vrasja që gruaja i bëri burrit në fshatin Barbullush të Bashkisë së Vaut të Dejës.
Çifti Buzalli Mirela Buzalli, 35 vjeçe goditi me sëpatë mëngjesin e së hënës bashkëshortin e saj, 45vjeçarin Shkëlzen Buzalli teksa ky i fundit po flinte.
Pas ngjarjes së rëndë, autorja e krimit ka shkuar në Polici dhe ka rrëfyer gjithçka çfarë ka ndodhur.
Fillimisht, gruaja nuk ka dashur që të flasë shumë për oficerët e policisë dhe është mjaftuar duke thënë se ka pasur xhelozi mes tyre dhe se bashkëshorti i saj e ka goditur disa herë kohët e fundit duke e kapur nga flokët e madje e ka fyer edhe nga ana fetare.
Gradualisht gruaja ka nisur që të tregojë më shumë për rrethanat në familjen e tyre dhe shkaqet që e kanë çuar në krimin e rëndë, shkruan Panorama.Ajo që ka lënë të kuptohet 35vjeçarja është se brenda në dhomë kur ka ndodhur ngjarja ka qenë djali 12vjeçar.
I mituri, sipas nënës së tij, po flinte me babanë në shtrat veçmas. Kohët e fundit, çifti flinte në një dhomë, por në shtretër të ndarë për shkak të konflikteve që kishin nisur kohët e fundit.
35 vjeçarja ka rrëfyer se është siguruar që përpara se ta godiste bashkëshortin e saj të mos i ndodhte asgjë djalit të saj 12vjeçar Të gjithë ngjarjen e ka menduar dhe përgatitur vetëm natën e fundit pasi debatet mes çiftit kanë qenë të ashpra ka treguar Mirela në Polici.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/