I vetëdijshëm për bujarinë e kalimtarëve që i zgjasin ushqime, ai shfaq një figurë të vetmuar dhe të dëshpëruar.
Turmat mblidhen për të parë Tomin, ariun e murrmë, në “shtëpinë e tij” – një kafaz pranë një restoranti në malet e bukura 40 milje larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë.
Kështu nis artikulli i shkruar nga Daily Mail, dedikuar ariut në një restorant shqiptar i cili mbahet i mbyllur 24 orë dhe është aq i dëshpëruar sa që kafshon veten.
Teksa pronari fajëson “mërzinë” për sjelljen e tij shqetësuese dhe shton se nuk asnjë problem pse ai qëndron i izoluar aq gjatë, eksperti Thomas Pietsch nga fushata “Katër putra” me bazë në Londër tha:“ Ariu shfaq çrregullime shumë të forta në sjellje dhe kjo është provë e qartë e mungesës së mirqënies. Sjellja e vetë-lëndimit nuk është e shëndetshme dhe është rezultat i kushteve të jetesës monotone dhe të izoluar”.
Tomi është një nga 80 arinjtë e mbyllur në kafaze në Shqipëri dhe organizatat përkatëse kërkojnë që kjo mizori të marrë fund menjëherë, shkruan Daily Mail.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/