Tronditet sërish Turqia, WikiLeaks publikon më shumë se 300 mijë emaile të...

Tronditet sërish Turqia, WikiLeaks publikon më shumë se 300 mijë emaile të partisë së Erdogan

34
0
Shares

Turqia është tronditur sërish mbrëmjen e sotme. WikiLeaks mësohet se ka bërë publike më shumë se 300 mijë emaile të partisë së Erdoganit, si kundërpërgjigje për spastrimet që po bën presidenti Rexhep Taip Erdogan, pas grushtit të dështuar të shtetit

Pavarësisht sulmit kibernetik, WikiLeaks ka publikuar bllokun e parë prej më shumë se 300 mijë emailet të partisë në pushtet AKP, shkruan RT. Këto emaile mësohet se janë marrë nga serveri i brendshëm i partisë turke.

Disa prej 294,548 email që i përkasin Partisë së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) janë bërë publike të martën në orën 23:00 sipas orës së Ankarasë.

“WikiLeaks i ka publikuar më përpara emailet seç e kishte parashikuar si përgjigje për spastrimet pas grushtit të shtetit të qeverisë,” tha një zëdhënës i WikiLeaks.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY