Foto, qyteti i Maliqit
Një 16-vjeçar ka vrarë veten sot në një fshat të Maliqit. Sipas burimeve të policsë vendore, mësohet se rreth orës 13:00, në fshatin Podgorije, Maliq në banesën e tij, është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri (pushkë) E. P., rreth 16 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje, kanë mbërritur forcat e Policisë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se motivi i kësaj ngjarje, mund të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës.
Trupin e pajetë të shtetasit E. P., e ka gjetur gjyshi i tij, në një nga dhomat e banesës.
Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Nga ekspertiza paraprake mjeko – ligjore, rezulton se në trupin e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune a dëmtime të tjera, përveç atyre të shkaktuara nga vetëvrasja me armë zjarri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/