RENDI I DITËS/ Kuvendi voton nesër reformën në drejtësi dhe 9 aktet...

RENDI I DITËS/ Kuvendi voton nesër reformën në drejtësi dhe 9 aktet të tjera ligjore

120
0
Shares

Një ditë më parë, kreu i Kuvendit lajmëroi se kishte firmosur urdhrin për seancën e nesërme Plenare të Kuvendit të Shqipërisë.
Bashkë me këtë urdhër ai firmosi edhe rendin e ditës së kësaj seance.
Seanca e nesërme, përveç miratimit të ndryshimeve kushtetuese, parashikon për shqyrtim dhe miratim edhe 9 akte të tjera.

Rendi i ditës së seancës së nesërme Plenare të Kuvendit të Shqipërisë

uk_copy_1 
LEGJISLATURA VIII
SESIONI VI
Seancë plenare *
E enjte, 21. 07. 2016, ora 10.00

Rendi i ditës

Bazuar në urdhrin nr. 52, datë 19. 07. 2016 të Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta, rendi i ditës është si më poshtë vijon:


1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 14. 07. 2016

(neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend
(neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21. 10. 1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar”
(Grup prej 33 deputetësh) (votim me shumicë të cilësuar prej 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

Shprehet Komisioni për Reformën në Sistemin e Drejtësisë

Relatorët

Diskutime

Shprehen grupet parlamentare

Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)

4. Projektligji “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Development Limited”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike”
(nenet 28, 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)  – procedurë e përshpejtuar – miratuar me vendimin e Kuvendit nr. 47/2016, datë 14. 07. 2016

Pyetje

Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Relatori

Diskutime

Shprehen grupet parlamentare

Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)

5. Projektvendimi “Për ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 55/2014 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimin e pozicioneve të punës të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”
(nenet 73 – 77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

Pyetje

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Relatori

Diskutime

Shprehen grupet parlamentare
 
Koha e votimit

6. Projektvendimet për plotësimin e katër vendeve vakant në Autoritetin e Mediave Audiovizive – 4 projektvendime për anëtarët: Zylyftar Bregu, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj –
(neni 111, Rregullore, votim me shumicë e thjeshtë)

Shprehet komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Shprehen grupet parlamentare

Koha e votimit

7. Projekt vendimi “Për zgjedhjen e z. Arben Malaj anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

(neni 111, Rregullore, votim me shumicë e thjeshtë

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Shprehen grupet parlamentare

Koha e votimit

8. Projektvendimi “Për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”
(neni 28 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

9. Njoftimi/miratimi i projekt-kalendarit 1 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 – 29 korrik 2016
(neni 27, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës
(neni 45, Rregullore) Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

____________________________

* Vijon puna në komisionet parlamentare për projektligjet, që ishin parashikuar në kalendarin 3 javor për t’u miratuar në seancën plenare të datës 21. 07. 2016:
– Projektligj “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21. 10. 1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, i ndryshuar”;
– Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 8730, datë 18. 01. 2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”;
– Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10031, datë 11. 12. 2008, “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, të ndryshuar”;
– Projektligj “Për falimentimin”;
– Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar””;
– Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8116, datë 29. 03. 1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar;
– Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.463, datë 22.9.2011 ‘Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” të ndryshuar’” (nismë deputetësh – dërguar për mendim në KM për faturë financiare)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY