Rama justifikon tërheqjen me letrën e Hahn

Rama justifikon tërheqjen me letrën e Hahn

56
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha se PD është ajo që iu nënshtruar vullnetit të shqiptarëve të partnerëve.

“PD i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë dhe sëbashku me shqiptarët kemi përpara reformë historike dhe i hap rrugë revolucionit të sistemit të drejtësisë për përmbysjen përfundimtare të kastës së korruptuarve dhe inkriminuarve që mban peng këtë vend.

Po ndaj me ju tekstin e letrës së Hahn:

Në vijim të bisedave telefonike do të doja të përsërisja pikat e mëposhtme të propozimit hibrid që i keni mbi tavolinë. Ato janë vijat e kuqe për komunitetin ndërkombëtar.

Roli i ONM duhet të ketë bazë solide të ligjshme brenda kushtetutës së Shqipërisë

E rinënvizoj sic kemi thënë gjatë gjithë procesit që ONM do të bëjë rekomandime dhe këto rekomandime do të përmbajnë arsyetimin përkatës për qëndrimin e marrë të bazuara tek legjislacioni.

Ju lutemi konfirmoni

Që do të thotë se vijat e kuqe ishin aty, janë aty dhe do të mbeten aty me votimin unanim të Kuvendit të Shqipërisë.

Falë vijave të kuqe janë vendosur vijat mbrojtëse cdo përprpjekje për të penguar revolucionin në drejtësi.

Jam shumë i gëzuar që PD u bë pjesë e kësaj fitoreje të madhe për Shqipërinë; jam shumë i gëzuar po ashtu që përpjekja delirante për luftë SHBA e BE rezultoi flluskë sapuni, e treta ky është drafti i reformës kushtetuese dhe nuk lëviz asgjë për 2 cështje që mbajtën peng procesin, pranisë dhe rolit të ONM.

“ONM ushtron këto detyra: jep rekomandime për përzgjedhjen e; paraqet mendime; jep rekomandime me shkrim; kanë të drejtë të marrin informacione..” , përfundoi Rama.

Në tekstin e lexuar nga Rama nuk thuhet se ONM propozon anetaret e vetingut dhe se po ONM mund te perjashtoje nga kandidimi persona pa dhene shpjegim, te dyja keto te kundërshtuara nga opozita.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY