Qeveria shqiptare tërhiqet nga ekstradim i Francesco Becchettit

Qeveria shqiptare tërhiqet nga ekstradim i Francesco Becchettit

61
0
Shares

“Qeveria shqiptare është tërhequr nga çështja për ekstradimin e italianit Francesco Becchetti në Shqipëri”.
Ky informacion u bë i ditur nga Leyton Orient FC ku Francesco Becchetti është president.
Krahas reagimit, Leyton Orient FC rendit të gjitha vendimet e dhëna nga gjykatat britanike në favor të biznesmenit.
Pas këtij vendimi Becchetti është shprehur se, “Më në fund, pas më shumë se një vit, dhe pas një lufte të gjatë ligjore kundër persekutimit pajustifikuar timin dhe të punonjësve të mi, ne kemi vendimin e parë të drejtë të bërë nga qeveria shqiptare. Ajo ka vendosur për mos apeluar vendimin e gjykatës dhe për t’i dhënë fund një procesi të motivuar politikisht, ky ishte minimumi ne prisnim. A duhet tani të marrin fund të menjëhershëm të gjitha procedurat e tjera kundër meje në Shqipëri dhe që mbeten të pazgjidhura”.
Gjykata e Londrës vendosi në fillim të këtij muaji që të rrëzojë kërkesën e qeverisë shqiptare për ekstradim. Përfaqësuesit e saj thanë se do ta apelonin këtë vendim, por sot është njoftuar se nuk do të bëhet asnjë apelim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY