PRETENDIMI/ Reforma “peng” i negociatorëve, PS po diskuton ta dërgojë apo jo...

PRETENDIMI/ Reforma “peng” i negociatorëve, PS po diskuton ta dërgojë apo jo Ëngjëll Agaçin

61
0
Shares

Ndërsa  PD dhe LSi kanë demonstruar gatishmërinë për të vijuar me formalizimin e marrëveshjes së dakordësuar për reformën në drejtësi, ende një vullnet i tillë nuk duket nga PS.
PD dhe LSI kanë shprehur gatishmërinë që diskutimet të vazhdojnë në nivel negociatorësh (përfaqësuesish të Ramës, Metës e Bashës), dhe më pas edhe në nivel deputetësh, anëtarë të komisionit parlamentar të reformës, nga PS mësohet se ende janë duke diskutuar për një vendimmarrje të mundshme të pjesëmarrjes së negociatorit të tyre Ëngjëll Agaçi.
Sipas pretendimeve të deritanishme të PS-së, duhet që para se komisioni parlamentar të përmbyllë draftin që do ti dërgohet parlamentit, duhet që negociatorët të konkludojnë dhe dërgojnë pranë këtij komisioni propozimet përfundimtare.
Dy negociatorët e PD dhe LSI, respektivisht Oerd Bylyklbashi dhe Ylli Manjani janë në “gatishmëri”, por mungon negociatori PS-së, Ëngjëll Agaçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY