Oerd Bylykbashi shpjegon hapin prapa të deputetëve të PS

Oerd Bylykbashi shpjegon hapin prapa të deputetëve të PS

48
0
Shares

Lidhur me bojkotin e deputetëve të PS, në mbledhjen e sotme të komisionit të reformës në drejtësi, ka reaguar Oerd Bylykbashi.
“Jemi mbledhur për të formalizuar ndryshimet e dakordësuara sot midis palëve. Deputetët e PS sot e bënë të pamundur që parlamenti nesër të votojë marrëveshjen në bazë të propozimit hibrid të zonjës Nuland të dakordësuar nga palët. Ky hapi prapa i deputetëve të PS, hap dramatik.
Ashtu siç kërkon Komisioni Venecias, në çdo moment të negociatave, e vetmja formulë e pranueshme ëhstë një dhe e vetme për zgjedhjen e anëtarëve të KLP dhe KLGJ, sipas rekomandimeve të këtij komisioni. Në mbledhjen e ditës së hënë mes ekspertëve të PD, PS, LSI, OPDATE dhe EURALIUS, në lidhje me formulën e KLP dhe KLGJ, unë jam shprehur se formula do të jetë e njëjtë si për vetingun. Kjo u ngrit si çështje të hënë dhe është dhënë kjo përgjigje, që kjo formulë do të jetë e njëjtë për zgjedhjen e KLP dhe KLGj si për vetingun ( 3 + 2 mazhorancë + opozitë).
Çdo propozim e futur dje në mbledhjen e njëanshme nga mbledhja e komisionit e Famtimr Xhafajt, është e padakordësuar. Me veprimin e tyre anëtarët e PS po vënë në diskutim miratimin nesër të marrëveshjes për reformën e drjetësisë.
PS veprim tinzar për futjen e votës së transferueshme. Kjo është një formulë që do deformonte zgjedhjet për KLP dhe KLGJ.
Me këtë PS provon se:
a. Është për të sabotuar konsensusin
b. Është për marrë kontrollin e organeve të drejtësisë.
Në se kalon dita e sotshme, nuk mund të shtohen amendamente të tjera.
Ne jemi duke pritur PS për miratimin e saj që është dakordësuar
Pa u miratuar nga ky komision amendamenti nuk ka asnjë trup tjetër që ta çojë draftin nesër në seancë plenare”, u shpreh midis të tjerave Bylykbashi”, u shpreh midis të tjerave Bylykbashi, i cili së bashku me deputetët e PD dhe LSI, është ende në pritje të deputetëve të PS-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY