Nuland: Palët të bashkohen rreth propozimit hibrid

Nuland: Palët të bashkohen rreth propozimit hibrid

56
0
Shares

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland kërkoi nga forcat politike në Shqipëri të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen dhe të votojnë në 21 korrik propozimin e mbështetur prej saj për Reformën në Drejtësi.

E pyetur nga Televizioni Klan lidhur me mesazhin që ajo i jep popullit shqiptar para këtij votimi, ndihmës sekretarja thekson se Shtetet e Bashkuara dhe ajo personalisht kanë qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare.

Nuland thotë se Shqipërisë i duhet kjo reformë dhe u bën thirrje patriotëve shqiptarë të mbështesin propozimin hibrid që ajo përkrahu gjatë vizitës së fundit në Tiranë. Më tej në reagimin e zonjës Nuland thuhet se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shpresojnë se udhëheqësit politikë do t’i zgjidhin dallimet që kanë dhe të bashkohen përreth propozimit hibrid.

Sipas saj, nëse nuk munden, përgjegjësia do të jetë e deputetëve individualisht që të votojnë në favor të reformave që po kërkojnë 91 përqind e shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY