Anëtari i Parlamentit Evropian Eduard Kukan ka reaguar në Tëitter për lajmin e arritjes së konsensusit politik në Shqipëri që të enjten e 21 korrikut të miratohet në Kuvend drafti i reformës në drejtësi.
“Lajme të mira nga #Shqipëria. Urime udhëheqësve politikë në Shqipëri për marrëveshjen mbi reformën në drejtësi”, shkruan ai.
Mbrëmjen e sotme ka ardhur edhe reagimi i raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.
Ky i fundit shkruan në profilin e tij në Facebook, se ndihet i lumtur për këtë arritje.
“# Shqipëria. Shumë i lumtur për konsensusin e sotëm për Reformën në Drejtësi. Populli shqiptar e meriton këtë. Tani filloni zbatimin e saj”, shkruan Fleckenstein në Facebook.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/