Një ndër drejtuesit e PD, Bardh Kadilli komentoi konsensusin e arritur për reformën duke theksuar se opozita nuk u posht nga fryma e masave.
“Basha dha proven e lidershipit qe merr pergjegjesite pa u ndikuar nga kurthet, nga paragjykimet, nga vajtojcat dhe falltaret e ankthit dhe as nga daullet e “frymes se masave”. Per te gjithe ata qe dyshuan, u tallen, hezituan te degjonin e te kuptonin, ja rezultati. Nje sistem Drejtesie i ri, i ndertuar mbi vlerat dhe parimet demokratike. Kjo eshte “Shqiperia si gjithe Europa”. Basha dhe PD provuan se vlerat qe besohen mbrohen dhe nuk negociohen.
Reforma e drejtesise drejt miratimit. Me shume se sa marreveshje kemi mirkuptim te nderkombetareve, te partnereve euroatlantike dhe qendrimeve te opozites. Fillimisht Komisioni i Venecias dhe ne fund Komisioneri Europian gjeten te verteten e perbashket me qendrimet parimore te opozites”, shkruan Kadilli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/