EMRAT/ Tepelenë, arrestohen babë e birë, “bën luftë” me policinë

EMRAT/ Tepelenë, arrestohen babë e birë, “bën luftë” me policinë

52
0
Shares

Dy persona të cilët qëlluan me armë zjarri,  efektivët që po asgjësonin hashashin, kanë rënë në pranga.
Sipas burimeve të policisë vendore të Tepelenës, mësohet se në pranga ranë shtetasit Luan Shyti, 47 vjeç dhe djali i tij Halil Shyti, 21 vjeç, të dy banues në Krahës, Memaliaj.
Të dy këta shtetas u kapën në parcelat e mbjella me bimë narkotike në lagjen Llakaj, Krahës- Tepelenë.
Në momentin që Shërbimet e policisë kanë shkuar për të asgjësuar bimët narkotike shtetasi Halil Shyti ka qëlluar me një armë gjahu teke të cilën e mbante pa leje në drejtim të punonjësve të policisë, ku ka mbetur i dëmtuar punonjësi i policisë A. H.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan dhe u asgjësuan 1300 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Gjithashtu u konstatua dhe një kabull me anë të të cilit vidhej energji elektrike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe një armë gjahu tjetër pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY