Një 30 vjeçar është ekstraduar nga Athina drejt vendit tonë. Interpol Tirana sqaron se Andrea Kadena, nga Gjirokastra është dënuar nga Gjykata e krimeve të Rënda me 7 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale të “Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë më datën 10.03.2016, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Andrea Kadena.
Njoftimi i policise
Nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar:
Andrea Kadena, 30 vjeç, lindur në Gjirokastër.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin e formës së prerë numër 71, datë 21.12.2011, e ka dënuar shtetasin Andrea Kadena, me 7 vjet e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale të “Trafikim të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a/2, dhe 22 të Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë më datën 10.03.2016, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Andrea Kadena
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/