Brok përgëzon Bashën: Reforma në drejtësi, hap përpara në rrugën e integrimit...

Brok përgëzon Bashën: Reforma në drejtësi, hap përpara në rrugën e integrimit europian

55
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok, ku mori përgëzime për arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi.
Brok e cilësoi sukses të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike dhe të z. Basha mbylljen me sukses të negociatave.
Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, çmoi lart lidershipin e treguar nga z. Basha në arritjen e kësaj reforme, reformë që do të kontribuojë në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, z. Basha e falënderoi z. Elmar Brok për ndihmën e tij të jashtëzakonshme gjatë gjithë procesit, e në veçanti në finalizimin e tij.
Z. Basha ndau të njëjtin vlerësim me z. Brok se një drejtësi me standarde europiane është një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY