Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka nisur diskutimet sot në lidhje me debatet në Shqipëri për reformën në drejtësi ndërkohë që ka surprizuar Komisioneri Hahn teksa ka thënë se nuk kemi informacione për të vlerësuar situatën.
Komisioneri Hahn nuk ka përmenduar misionin e BE në Tiranë por nga diskutimi i tij duket se të dhënat rreth negociatave i vijnë nga burime të ndryshme në këndvështrime të ndryshme.
Komisioneri Hahn: Sikurse u tha, është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje për reformën, duam të sigurohemi që vërtet ky ligj do funksionojë që do bëhen ndryshime, duhet të monitorojmë situatën nëse reforma do zbatohet, edhe nëse do miratohet na duhen disa muaj monitorim e reflektim të shohim sa do zbatohet kjo reformë se nuk është thjesht një cështje ligjore. Vitin tjetër do ketë zgjedhje, është e rëndësishme që para pushimeve verore kjo reformë të miratohet, sapo të miratohet do nisin direkt hapat për zbatimin e saj ndaj nuk ka më kohë lidhur me këtë çështje, para pushimeve duhet të miratohet.
Duam të dimë cfarë është rënë dakort ekzaktësisht në takimin dje, na duhen fakte, saktësi për të krijuar edhe ne qëndrimin tonë, për të ditur cfarë do ndodhë në 21 korrik…. Na duhen të detajuara këto informacione.
Nëse nuk do merret një vendim, ka mundësi të ketë një referendum se mendoj që 90% e popullsisë është pro reformës.
Do jetë jashtë mase negative nëse nuk miratohet reforma në drejtësi se ka shtyrje të këtyre negociatave, ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe dhe prespektiva evropiane për këtë vend do minohet, do ketë efekte negative. Ndaj duhet të sigurohemi që ka një sinjal të fortë që do miratohet reforma.
Ndërsa Tanja Fajon ka anashkaluar shkakun kryesor të ngërcit në refromë kur ka thënë se deputetët nuk janë të sigurtë për mandatin etyre prandoj nuk e votojnë reformën.
Tanja Fajon: Nga informacionet që unë kam me burime atje, politikanët shqiptarë nuk janë shumë të sigurt sa i përket imunitetit të tyre, dhe ndaj po bëhet e gjitha kjo, gjithë kjo vështirësi, sa i përket miratimit të reformës. Duhet kuptuar edhe pala shqiptare se është vërtet një cështje e rëndësishme. Ne po ju dërgojmë një sinjal mjaft të rëndësishëm, fakti që ne po e diskutojmë është shumë domethënëse.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/