Ja sa studentë do të pranojnë fakultetet e Universitetit të Tiranës…

Ja sa studentë do të pranojnë fakultetet e Universitetit të Tiranës…

135
0
Shares

Universiteti i Tiranës ka publikuar kuotat dhe kriteret se si do të përzgjidhen studentët e rinj. Secili fakultet ka miratuar kuota të veçanta.

Fakulteti i Drejtësisë do të pranojë 660 studentë të rinj, fakulteti i Ekonomisë 1178 studentë, fakulteti i Histori-Filologjisë 630 të rinj, fakulteti i Gjuhëve të Huaja 830 studentë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës 1268 studentë dhe Fakulteti i Shkencave Sociale 620 maturantë. Në total në Universitetin e Tiranës do të pranohen 5128 studentë të rinj.

Bashkë me kuotat senati i këtij Universiteti ka miratuar edhe kriteret e pranimi, ku 50% e përbën mesatarja dhe 50% nota e grup lëndëve që ka miratuar secili fakultet.

Pra Universiteti i Tiranës ka përcaktuar dy mesatare për përzgjedhjen e studentëve, ku më kryesorja është mesatarja e përgjithshme. Tek mesatrja e grup-lëndëve llogaritet nota e secilës lëndë.

Përshembull tek dega e Italshtes, formula e pikëve do të jetë 50% e mesatares dhe 50% do ta ketë nota e lëndëve: Gjuhë e huaj e pare, Gjuhë shqipe dhe letërsi, Qytetari, Arte, Gjuhë e huaj e dytë/karriere dhe aftësimi për jetën. Nota e secilës nga këto lëndë përbën 10% të formulës së pikëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY