Ish-komandanti i forcave ajrore në Turqi ka treguar me gisht se kush e organizoi grushtin e shtetit në Turqi duke mos e lenë Presidentin e vet të surprizohet.
Gjenerali Akin Ozturk një nga 27 zyrtarë të tjerë që akuzohen për tradhti ka thënë pas torturave të prokurorëve se nuk ëhstë ai që e drejtoi grushtin e shtetit.
“Nuk jam unë personi që ka planifikuar apo drejtuar grushtin e shtetit. Nuk e di kush e planifikoi apo drejtoi. Sipas eksperiencës time, mendoj se (lëvizja Gulen) tentoi këtë grusht shteti”, ka thënë Ozturk.
Por, ai ka shtuar se nuk mund të thotë se kush nga ushtria e organizoi dhe drejtoi këtë tentativë.
“Nuk kam informacion. Kam luftuar kundër kësaj strukture”, u shpreh ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/