Kryeministri Edi Rama është mirëpritur dhe njëherazi ngushëlluar ndërsa ka qenë sot në Shijak për të shpërndarë 1001 certifikata legalizimi.
Në fillim të fjalës së tij, Rama u shpreh se pavarësisht problemit madhor në të cilin është fokusuar gjatë ditëve të fundit, reforma në drejtësi ai shkoi në Shijak sepse “nuk doja të humbja rastin për ta parë këtë transformim të jashtëzakonshëm të qendrës së qytetit tuaj, në praninë tuaj dhe për t’ju siguruar që kjo punë do të vazhdojë”.
Pas fjalës së tij, Rama u falënderua dhe ngushëllua një zonjë.
“Falënderoj veçanërisht sot për pjesëmarrjen zotin kryeministër. Me gjithë atë hall të madh që vërtetë i ka rënë kësaj qeverie, ai sot është pjesëmarrës”, u shpreh ajo.
I menjëhershme ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama, të cilit duket nuk i pëlqeu “ngushëllimi”.
“Jo, hallin e kanë të tjetër, ne jemi në rregull. Çfarë halli kemi ne? Hallin e kanë ata që kane frikë nga drejtësia”, u shpreh Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/