Zbardhet drafti amnistisë, ja çfarë falet

Zbardhet drafti amnistisë, ja çfarë falet

54
0
Shares

Ministria e Financave ka hartuar draftin paraprak për amnistinë fiskale të radhës. Drafti parashikon faljen e gjithë detyrimeve të TVSH, tatim fitimi, taksa vendore e biznesit të vogël, taksa doganore, dënime administrative, deri në dhjetor 2010, ndërsa nga janari 2011 deri dhjetor 2015 parashikohet falja e gjobave, me kusht pagimin e detyrimit deri në fund të vitit 2016.

Sipas draftit, me 13 nene, nga falja e parashikuar në këtë ligj përfitojnë të gjithë ata tatimpagues që nuk paraqiten me kredite apo kërkesa për rimbursim si dhe të gjithë debitoret ndaj administratës doganore.

Nuk përfitojnë tatimpaguesit që janë dënuar me vendim të formës së prerë për fshehje të ardhurash, dhe ata që janë në proces penal për fshehje të ardhurash.

Falen pa kusht dhe pa pagesë detyrimet tatimore për TVSH, tatim fitimin dhe taksën vendore të biznesit të vogël, të para 31 dhjetorit 2010 për personat juridikë dhe fizikë, që janë regjistruar në llogarinë e tatimpaguesve në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Falen dhe dënimet administrative (gjobat) e personave juridikë dhe fizikë për periudhën 31.12.2010 dhe më parë, për mosdeklarim në afat apo mosdeklarim, me kusht që këto deklarata të dorëzohen deri në 31 dhjetor 2016.

Nga janari 2011 e deri më 31 dhjetor 2015, falen në masë të plotë gjobat, që janë pjesë e detyrimit tatimor, të lidhura me TVSH, tatim fitim, taksën e biznesit të vogël dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore, për tatimpaguesit e regjistruar në llogarine e tatimpaguesve, me kusht që detyrimet e lidhura me to dhe interesat të paguhen brenda 31 dhjetorit 2016.

Edhe detyrimet doganore deri në 31 dhjetor 2010 (të kontabilizuara deri në dhjetor 2013 e të papaguara) falen, ndërsa nga 1 janari 2011 deri 31 dhjetor 2015 falen gjobat me kusht pagimin e detyrimit deri në dhjetor 2016. Ndërsa nga janari 2011 deri dhjetor 2015 falen gjobat, me kusht pagimin e detyrimit dhe interesave deri në 31 dhjetor 2016.

Brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, administrata tatimore e doganore evidenton bizneset që përfitojnë nga falja dhe brenda 3 muajve nga pagesat e parashikuara të detyrimeve bëhet fshirja. Ministria e Financave pritet ndërkohë të nxjerrë udhëzimet përkatëse për zbatimin e amnistisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY