TMERRI NË TREN/Një person pret me sëpatë 20 persona në një tren...

TMERRI NË TREN/Një person pret me sëpatë 20 persona në një tren në Gjermani

64
0
Shares

Një person sulmoi me sëpatë pasagjerët në një vagon treni në Gjermani duke plagosur më shumë se 20 prej tyre.

Mediat lokale kanë raportuar në Twitter se 21 persona kanë mbetur të plagosur dhe autori i dyshuar duket se është qëlluar nga policia. Linja e trenit mes Ëürzburg-Heidingsfeld dhe Ochsenfurt në Bavari është mbyllur. Incidenti i tmerrshëm ka ndodhur këtë mbrëmje.

Raportohet se autori fillimisht u largua por pas një ndjekje policore, duket se është neutralizuar, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Nuk ka ende informacione mbi gjendjen e personave të plagosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY