Rinas, kthehej nga Egjipti, ndalohet Luan Mema marinari “Çelepia 2”

Rinas, kthehej nga Egjipti, ndalohet Luan Mema marinari “Çelepia 2”

69
0
Shares

Policia Kufitare e Rinasit ka ndaluar sot, Luan Memën, marinarin e anijes së rrëmbyer, “Çelepia2”. Ndalimi i tij, u bë pas kthimit nga Egjipti, ku dyshohej se mbahej peng.
Ndalimi i marinarit lidhet me rrëmbimin më se tre javë më parë të anijes së peshkimit “Çelepia 2” në portin e Durrësit dhe udhëtimit të saj drejt Egjiptit.
Pritet që marinari i ndaluar të merret në pyetje për rrethanat e rrëmbimit të anijes, arsyet e saj, si dhe për vendndodhjen e anijes aktualisht.
Gjithashtu pritet që Luan Mema të pyetet edhe për fatin e kolegut të tij,  marinarit tjetër shqiptar Dhimitër Malja, për të cilin ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij të mundshme.
Anija “Çelepia 2” u bë më se tre javë më parë, nga marinari egjiptian, Adel Mohamed Sallam, i cili bashkë me anije mori peng edhe dy marinarët Dhimitër Malja dhe Luan Mema. Me anijen u largua dhe u vendos në portin e Aleksandrisë në Egjipt, prej nga kërkonte një shumë të konsiderueshme eurosh, në këmbim të lirimit të anijes dhe marinarëve të marrë peng.
Ndërhyrja e policisë egjiptiane, mundësoi lirimin e njërit prej pengjeve, marinarin Luan Mema, ndërsa ende nuk dihet asgjë për fatin e marinarit tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY