Qeveria e Edi Ramës bie të enjten, vendi shkon në zgjedhje të...

Qeveria e Edi Ramës bie të enjten, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

41
0
Shares

Qeveria e Edi Ramës do të bie këtë të enjte dhe vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, thonë burime të Gazetës Express.
Kjo është java më e vështirë e karrierës politike të kreut të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Ramës. Ai ka humbur mbështetjen e aleatëve të tij në Qeveri, kurse përpjekja për të mbetur në pushtet përmes partive të vogla dhe kontrabandimit të deputetëve – duket se ka rezultuar e pasuksesshme.
Burime të Gazetës Express thonë se të enjten rrëzohet Qeveria e Edi Ramës.
“Të enjten është paraparë të miratohet Reforma e Drejtësisë, por Qeveria nuk i ka votat për ta bërë këtë. Rama ka dështuar të gjejë konsensusin me partneret dhe opozitarët”, tha një burim i Gazetës Express.
Raportet me partnerin në Qeveri, LSI-në e Ilir Metës u përkeqësuan dukshëm ditëve të fundit. Një prej arsyeve thuhet të jetë kërkesa e Metës për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahirit.
“Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe Opozita me ngulm, por Edi Rama e ka refuzuar atë”.
Sipas të njëjtave burime, Edi Rama është në gjendje vetë ta rrëzojë Qeverinë e tij, por nuk i ka votat për ta bërë këtë.
“Rama do ta rrëzonte vetë Qeverinë përmes një mocioni votëbesimi, por s’i ka votat”.
Në këtë situatë, Rama do të detyrohet të pranojë kushtet e Ilir Metës dhe Lulzim Bashkës për të shkuar në zgjedhje pas krijimit të një Qeverie Teknike. Kjo qeveri, sipas burime të Gazetës Express, duhet ta miratojë reformën elektorale para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.  /Express/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY