Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish sot disa “të besuar”. Mbledhja bëhet, sërish në një vilë qeveritare, por jo në Durrës, si ajo e mbrëmshmja por në Tiranë.
“Darka e punës”, mësohet se ka filluar rreth orës 21.00. Në të marrin pjesë disa ministra dhe deputetë të Partisë Socialiste.
Mësohet se temë diskutimi në këtë takim janë hapat që do të ndiqen për miratimin e reformës në drejtësi dhe situatën e krijuar pas deklaratave të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme, pas votimit të reformës.
Kjo deklaratë e ka vënë në pozitë të vështirë kryeministrin, i cili ndërsa në orën 19.00, nga Akademia Politike e PS deklaronte para kamerave se i ka 94 votat për miratimin e reformës ditën e enjte, dy orë më pas, në orën 21.00, me “të besuarit” e tij te vila qeveritare, tashmë pa kamera televizionesh, është duke diskutuar se ku dhe si ti bëjë 71 vota për të mbajtur në këmbë qeverinë.., pas ditës së enjte.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/