Marinari durrsak i marrë peng nga kolegu egjiptian rrëfen “aventurën” e anijes...

Marinari durrsak i marrë peng nga kolegu egjiptian rrëfen “aventurën” e anijes së rrëmbyer

58
0
Shares

Luan Mema, marinari i anijes “Çelepia 2” “ marrë peng nga kolegu i tij egjiptian, ka rrëfyer “aventurën” e pengmarrjes se tij, kapitenit dhe anijes ku ata punonin.
Sipas 36-vjeçarit, mësohet se egjiptiani Abdel Salam e mori peng anijen vetëm për ta shitur, vetëm për para.
Ai ka thënë se Salam e ka trajtuar mirë dhe se nuk e ka dhunuar, apo kërcënuar. Sipas tij, Salam tentoi të shiste anijen në Egjipt, por nuk ia arriti qëllimit, pasi ajo pati defekt në motor.
“Mirë që shpëtova gjallë nga e gjithë kjo histori, pasi egjiptiani Abdel Salam e mori peng anijen vetëm për para”, e nisi rrëfimin e tij marinari.
Duke u ndalur te fati i kapitenit Dhimitër Malja, për të cilin nuk ka asnjë informacion prej më se një muaji Luan Mema tregon se, “nuk e di se çfarë është bërë me Mitin (Dhimitër Maljen). Mua, Abdel Salam, më ka hedhur ilaç gjumi e nuk di sa kam fjetur. Mendoje se kam qenë në gjumë për 2 – 3 ditë. Kur u ngrita nuk e gjeta Mitin në anije, nuk e di ku e ka lënë egjiptiani”.
Më tej, Mema tha se do shkonte të bënte një vizitë edhe në shtëpinë e kapitenit Malja, për t’u takuar me familjarët e tij, që presin me ankth të mësojnë ndonjë gjë mbi fatin e të dashurit të tyre.
“Deklarimet e mia i kam dhënë para hetuesve e prokurorëve. Shpresoj të gjendet sa më shpejt kapiteni Malja”, tha Mema në fund të prononcimit së tij.
Luan Mema ka mbërritur sot me avion në aeroportin e Rinasit nga Egjipti. Falë angazhimit të Ambasadës shqiptare atje ai u pajis me dokumentet e nevojshme për kthimin në atdhe.
Në aeroport, policia kufitare ka bërë dorëzimin e tij në policinë e Durrësit, mëngjesin e sotëm, pasi në skedën policore rezultonte i zhdukur.
luan mema1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY