Genc Ruli: Reforma do reformatorë, jemi “ok” për qeveri ekspertësh

Genc Ruli: Reforma do reformatorë, jemi “ok” për qeveri ekspertësh

45
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Genc Ruli ngre dyshime për cilësinë e reformës në drejtësi.
I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Ruli thotë se për këtë reformë duhej të ishin njerëz reformatorë.
“Kjo qeveri nuk mund të vlejë si fytyra reformatore në imazhin e popullit. Mund të shikohet si njeriu që me servilizëm u thotë po çdo gjëje që kërkojnë ndërkombëtarët pa menduar se sa i saktë është teksti që po shkruhet dhe a i përshtatet Shqipërisë. Reforma do reformatorë, po ne nuk i kemi. Unë besoj vetëm tek ndërkombëtarët dhe vendosmëria e tyre për të reformuar Shqipërinë”, u shpreh Ruli.
Gjithashtu Ruli akuzon partitë politike se nuk kanë informuar deputetët se çfarë përmban drafti. “Procesi është zhvilluar në mënyrë shumë hermetike. 99% e deputetëve në parlament nuk e dinë as sot se çfarë është shkruar në atë reformë”, tha ai.
Në lidhje me krijimin e një qeverie ekspertësh, ish-ministri i Bujqësisë e mbështet atë, por thekson se po bëhet “merkato” për blerjen e votave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY