Shtypi i ditës sot ka rrëzuar qeverinë pas deklaratës së Ilir Metës për një qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.
Gazeta Panorama shkruan në titullin e madh “Loja me numrat, kush do të qeverisë deri në zgjedhje” ndërsa më tej shpjegon se si mund të zhvendosen votat në parlament.
Gazeta më e madhe në vend e ka shoqëruar titullin e madh edhe me komente në të cilët theksohet nevoja për largimin qeverisë. Në një koment nga Agron Gjekmarkaj ka titullin “Lamtumirë Edi Rama Kryeministër”.
Gazeta Shekulli flet për nevojën enjë marrëveshje politike përmes së cilës të sigurohet edhe votimi i reformës në drejtësi. Gazeta më shumë se qeverisë i mëshon faktit se reforma shkel sovranitetin dhe dhunon kushtetutën. Gazeta e Kokëdhimës, ish deputetit socialist nuk flet shumë për qeverinë por për aksesorët që i heqin mbajtëset asaj.
Gazeta Telegraf shkruan se “Meta trondit nga themelet”, ndërsa përshkruan se pas miratimit të reformës duhet një qeveri teknike.
Edhe gazeta tema thotë se kolacioni është drejt prishjes ndërsa komentet e saj theksojnë se po kristalizohet një koalicion i ri Meta-Berisha.
Ndër gazetat më të pavendosura në raport me deklaratën e metës është “Dita” e cila hedh në diskutim reformën apo zgjedhjet e reja duke mos i lidhur ato bashkë. Komentatorët e saj ndajnë mendime krejt të ndryshme rreth zhvillimeve në ditët e ardhshme në Shqipëri.
Gazeta 55 shkruan se “Rama ra” ndërsa Gazeta Shqiptare thotë se “Meta shtang politikën” duke theksuar faktin se reforma në drejtësi do të prodhojë një qeveri teknike.
Gazeta Mapo thotë se Meta del hapur, qeveri teknike deri në zgjedhje të reja.
Ndersa gazeta Koha Jone llogarit numrat se kush do te qeverise deri ne zgjedhje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/