Dalja e sotme e Fatmir Xhafajt, shumë më herët se të përfundonte tryeza trepalëshe Rama – Meta – Basha, duket se ka qenë mesazhi që ai ishte “flakur” nga kryeministri si negociator i një marrëveshje të mundshme për reformën në drejtësi.
Ëngjëll Agaçi
Sikurse është rënë dakord në tryezën e sotme, midis tre drejtuesve të lartë të politikës shqiptare, Edi Rama ka përzgjedhur si përfaqësues të tij, për negocime Ëngëll Agaçin, Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeminitrisë.
Ylli Manjani
Kreu i Kuvendit, mësohet se ka përzgjedhur si përfaqësuesin e tij në këto negocime, ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani.
Oerd Bylykbashi
Ndërsa Lulzim Basha, ishte i pari që konfirmoi se përfaqësues i tij në këto negocime do të jetë deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/