Fleckenstein: Dakord me PD dhe me Ilir Metën

Fleckenstein: Dakord me PD dhe me Ilir Metën

56
0
Shares

Raportuesi i Parlamentit Evropiani Knut Fleckenstein ndodhet në një konferencë për median pas takimeve të ndara që zhvilloi me tre liderët kryesore të politikës shqiptare
“Jemi në Shqipëri për të krijuar një panoramë të situatës. Së bashku me Kukan kemi nxitur palët për kompromis”.
“Në Bruksel është rënë dakord me propozimin e PD për vetingun. Është rënë dakord me propozimin e PD me mekanizmin 6+6. Ne mbështesim Metën në përpjekjet për të gjetur zgjidhje. Zgjidhje e pranueshme për palët mbi bazën e propozimit hibrid”, u shpreh Fleckenstein.
Fleckenstein, ka apeluar sërish ëpr miratimin e reformës të enjten.
“Ne vërtet presim që Kuvendi të votojë për këtë reformë të enjten. Ne, i gjithë PE shpresojmë se do të ketë një votë pro për reformën. Ka ardhur koha për të vërtetën dhe unë dëshiroj kush është pro dhe kush është kundër saj. Nëse politikanët nuk bien dakord me njëri- tjetrin atëherë duhet të pyeten qytetarët. Nuk kam marrë asnjë garanci sot. Përshtypja që mu krijua është se ka vullnet të mirë për të gjetur një kompromis të minutës së fundit për këtë çështje të vogël. Nëse e besoj ose do e shikojmë të enjten. Së dyti e dëgjova me kujdes kreun e kuvendit dhe vlerësoj shumë dëshirën e tij të gjendet një kompromis i minutës së fundit”, u shpreh Raportuesi i Parlamentit Evropiani Knut Fleckenstein.
Fleckenstein u ndal edhe një herë më aps te rëndësia e miratimit të reformës në drejtësi.
“Synimi nuk është në burg të futen gjysma e kësaj klase politike apo jo, këtë nuk e di, por pika kryesore është ndarja e qartë mes pushtetit politik dhe atij gjyqësor. Ky është qëllimi ynë, dhe siç e kam dëgjuar tre herë ky është jo vetëm synimi ynë në BE por dhe i përbashkët. E di që është e vështirë, sepse miratimi është i këndshëm por zbatimi është i vështirë, por ndoshta mendoj se mund të ketë ndonjë politikan që gjyqësori nuk është në duart e politikës, por mendoj se shumica, dhe jo vetëm në një parti e kupton se çfarë duhet të ndryshohet. Shpresoj që në fund të kësaj jave të mos ketë zhgënjim. E gjitha kjo nuk është për BE, por gjithë çështja qëndron nëse kjo klasë politike në Shqipëri do të ndryshojë sjelljen e saj dhe do ia kthejë gjyqësorin shqiptarëve. Mendoj se shumica duan ta bëjnë dhe le të shpresojmë që kjo të jetë e saktë”, u shpreh Fleckenstein.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY