Dy aleatët e PD-së, Dashamir Shehi dhe Agron Duka, respektivisht kryetarë ët LZHK-së dhe PAA-së, kanë konfirmuar mbështetjen e tyre ndaj partisë më të madhe opozitare. Ata janë shprehur pro reformës në drejtësi dhe për qeveri teknike si një mundësi e mirë për zgjedhje të lira, të ndershme e të balancuara.
“Të presim miratimin e reformës të enjten. I qëndroj besnik PD. Vota ime do të jetë si opozitar. Një qeveri e paanshme con vendin në zgjedhje të balancuara”, është shprehur Shehi në një prononcim për TV “News 24”.
“Reforma të kalojë në mënyrë konsensuale. Mirëpres deklaratat e Metës për qeveri teknike. Në se shkohet në qeveri teknike, nuk ka kontestime.”, është shprehur Duka.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/