Turistët hedhin rreth 3 mijë euro në ditë në shatërvanin “Fontana di...

Turistët hedhin rreth 3 mijë euro në ditë në shatërvanin “Fontana di Trevi”

236
0
Shares

Rreth 3 mijë euro është shuma totale e monedhave të hedhura nga turistët në shatërvanin “Fontana di Trevi”, që ndodhet në Romë. Ky ritual ekziston prej vitesh dhe praktikohet nga mijëra turistë që vinë nga e gjithë bota.

 
trevi-fountain(9)Shatërvani më i famshëm në Romë, konsiderohet një nga vendet më romantikë në botë. Është sinonimi i shpejtësisë së jetës dhe një nga vendet që ia vlen ta vizitosh të paktën një herë në jetë. Duhet ditur që ka dy legjenda mbi shatërvanin “Fontana di Trevi: sipas të parës, duke hedhur monedhën në shatërvan, dora e djathtë vendoset mbi shpatullën e majtë. Kthimi në Romë është i garantuar.

 
trevi-fountain(7)

Legjenda tjetër, që ka frymëzuar edhe një film “”Tre soldi nella fontana di Trevi”, duhet që të hidhen 3 monedha në shatërvan. E para garanton rikthimin në Romë, e dyta do të sjellë një histori të re dashurie dhe e treta do të sjellë një martesë.

 
Fontana-di-Trevi-777x437

Për të parandaluar vjedhjen e monedhave që hidhen brenda, është vendosur që ato të mblidhen çdo ditë me qëllim që të financohet një supermarket për të varfrit e Romës, me ndihmën e Kryqit të Kuq në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY