Gjyqtarja e arratisur u lajmërua pak minuta para vendimit të Gjykatës së...

Gjyqtarja e arratisur u lajmërua pak minuta para vendimit të Gjykatës së Lartë

68
0
Shares

Pak orë para se Gjykata e Lartë të vendoste masat e sigurimit “pezullim nga detyra” për gjyqtaren e kësaj gjykate, Majlinda Andrea, dhe “arrest me burg” për bashkëshortin e saj, çifti është larguar nga Shqipëria.
Ky largim të lë të kuptosh se ajo ka pasur informacion për vendimin që do të merrte Gjykata, në mos edhe për hetimin që kishte nisur ndaj saj nga Prokuroria e Përgjithshme.
Dyshimet e para se gjyqtarja Andrea të jetë lajmëruar, bine për persona brenda Gjykatës së Lartë, apo kolegë të saj aty, për vendimin që do të merrej pasditen e djeshme.
Sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë, vetëm pak orë para se të bëhej masa e sigurisë në Gjykatën e Lartë, ajo është larguar nga Shqipëria bashkë me bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, dhe dy fëmijët.
Ende nuk dihet se cili ka qenë destinacioni përfundimtar i tyre, por nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton që ata kanë kaluar jashtë kufijve të vendit paraditen e djeshme. Dyshohet se është alrgaur me Traget drejt Barit.
Prokuroria e Krimeve të rënda dhe ajo e Përgjithshme, mësohet se kanë nisur hetimet për të zbuluar se kush zbuloi opereacionin pasi Majlinda është larguar 30 minuta pasi kolegët vendosën ti arrestonin bashkëshortin dhe ta pezullonin atë për llogari të dosjes së hetimit.
Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea dyshohet se ka marrë 50 mijë euro, duke dhënë të martën e shkuar një vendim gjyqësor në favor të Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, të cilët ishin në një konflikt gjyqësor për një pronë në zonën e Butrintit në Sarandë. Momenti kur 50 mijë euro paguhen nga sekseri Petraq Dashi tek bashkëshorti i gjyqtares Odhise Andrea, që rezulton të jetë dhe këshilltar i komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, është filmuar nga strukturat policore me urdhër të kryeprokurorit Llalla. Vetëm pak ditë pas marrjes së lekëve, kolegji civil i Gjykatës së Lartë është mbledhur për shqyrtim të kësaj çështjeje, duke vendosur ditën e martë të pranojë kërkesën e palës që kishte paguar 50 mijë euro: Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY