DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt 7 akuza për trafik droge në Itali

DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt 7 akuza për trafik droge në Itali

140
0
Shares

Foto Ilustruese

Vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, rezulton një person me probleme me drejtësinë italiane.
Dosja e tij, tregon aktivitetin kriminal të vëllait të kryetarit të Komisionit të Ligjeve dhe të atij që po drejton Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj, Agron  Xhafaj në kohën kur ai ishte i përfshirë në një organizatë të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Itali.
Më herët, vëllai i Fatmir Xhafajt ka qenë pjesë e një organizate të trafikimit të drogës së pari nga Vlora në Itali e më pas organizata nisi të sjellë drogën nga vendet e Amerikës Latine në Europë.
Sipas dosjes, zbardhen akuzat dhe përshkrimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafajt (vëllait të kryetarit të komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj) të zbardhur nga akt-akuza e Prokurorisë së Leçes, edhe me 7 akuza që rëndojnë mbi të.
Për të zbardhur këtë aktivitet kriminal, në vitin 2001, u përfshi edhe DEA (agjencia amerikane e luftës kundër narkotikëve) e cila më pas në bashkëpunim me Prokurorinë e Leçes dhe atë të Venezuelës ndërmorën operacionin për arrestimin e grupit të strukturuar kriminal.


Akt-akuza ndaj Agron
Xhafajt

GJYKATA E LEÇES

Urdhër-arresti

Gjykatësja, dr, Laura Liguori lexon aktet në drejtim të:

MURATAJ Besnik, alias MYRTAJ Besnik, i quajtur “Beso”, “Niku” ose “Anest”, lindur në 14. 04. 1976 ne Vlorë
    GERARDI Rino, lindru në Venezia
    KACI Maltin, i quajtur “Mali”, lindur ne Fier
    LO SASSO Paoli, alias ALBANO Paoli, lindur në Palermo
    MACI Altin, i mbiquajtur “MiU”, lindru në Vlorë
    MORELLO Antony, resident në Kanada
    MORELLO Frank, lindur në Montreal
    MURATAJ Gramos, lindur në Vlorë
    PAPA Fadil, alias HAXHIAJ Ndriçim, i quajtur “Cimi, lindur në Fier
    PIEKARNIAK Tomaz, i quajtur Tomas ose Tomek, lindur në Varshavë
    QEZI Ervin, i quajtur Vini, lindur në Fier
    SALI Edison, i quajtur Soni, lindur në Fier
    SEFERAJ Orges, i quajtur Geso ose Gesi, lindur në Vlorë
    SZAMBOROWSKI Adam, lindur në Poloni
    TORO Julian, i quajtur Luli, lindur në Vlorë
    XHAFAJ (alias XHAFAN) Argon, i quajtur “Goni” lindur në Shqipëri në 8.6.1975.

Të hetuar




Akuza e parë
Murataj Gramos, Murataj Besnik, Lo Sasso Paolo, Maci Altin, Papa Fadil, Sali Edison, Seferaj Orges, Kaci Maltin dhe Xhafaj Agron, Morello Frank e Morrello Antony.
    a) Për krimin e artikullit 76 DPR n.309/90 sepse kanë qenë pjesë e një organizate që merrej me trafikun ndërkombëtar mes Europës dhe SHBA-së: në një vecanti, fillimisht Murataj Besnik dhe vëllai i tij Murataj Gramos nga Italia e Shqipëria, rakordonin me Lo Sasso Paolo me qëndrim në SHBA e me të cilin operonin Morello Frank e Morello Antony dhe të tjerë subjekte të ciltë kishin financuar operacionin, një trafik heroine mes Shqipërisë dhe SHBA-së, përmes Italisë si dhe një trafik reciprok kokaine nga Amerika në Europë: Marrrëveshja parashikonte fillimisht shkëmbimin e e 50 kg heroninë me një sasi totale prej 300 kg të gatshme në një anije të ankoruar në Haiti, e më pas marrëveshja modifikohej me parashikimin e furnizimit të 40 kg heroinë, e pararendur me një kampion prej 1 kg të substancës që Morello Frank, i cili kishte mbërritur apostafat nga Amerika me detyrën e ngarkuar nga Morello Antony e Lo Sasso Paolo, do të tërhiqte nga Shqipëria me bashkëpunimin e Sali Edison, Papa Fadil e Maci Altin, por që do të arrestohej pikërisht në momentin e imbarkimit në Portin e Vlorës në drejtim të Brindisit. Për këtë arsye Murataj Besnik arriti te siguronte pas shumë takimesh me interlokutorë një të dërguari te grupit amerikan (i cili në fakt ishte një agjent i DEA-s nën koperturë) një kampion baraz me një kg heroinë që ishte siguruar nga Xhafaj Agron (i vëllai i Fatmir Xhafajt) dhe Seferaj Orges, e cila u dorëzuar në Firence nga këta të fundit tek Murataj Besnik, kjo ka ndodhur edhe në Lece, Venecia,Bolonja, Firence dhe në lokalitet jashtë Italisë të konfirmuara që në dhjetor të 2001-it.


Akuza e dytë
Murataj Gramoz, Murataj Besnik, Gerardi Rino, Maci Altin, Qezi Ervin, Papa Fadil, Piekarniak Tomaz, Sali Edison, Seferaj Orges, Xhafaj Agron
    b) Akuzohen për krimin sipas artikullit 74 DPR n. 309/90 sepse kanë qenë pjesë e një organizate që financonte trafikun ndërkombëtar të shpërndarjes së disa tipeve të ndryshme të susptancave narkotike (heroinë, marijuanë hashash). Papa Fadil siguronte lëndën narkotike në Shqipëri, duke siguruar edhe transportin detar deri në Salento, dhe pas një periudhe të shkurtër, lënda narkotike i dorëzohej disa të njohurve në vecanti në Venezia, ku vepronte Murataj Besnik i cili në bashkëpunim me Pierkarniak Tomaz i jepte sistematikisht lëndë narkotike Gerardi Rino dhe Qezi Ervin, të cilët më pas zhvillonin operacionin e shpërndarjes së drogës në Venecia, Treviso dhe në Bolonja ku vepronte Agron Xhafaj (i cili menaxhontë një rrjet të tijin të shpërndarjes së drogës sëbashku me Orges Seferaj), ndërsa në Parma vepronte Altin Maci dhe Edison Sali.


Akuza e tretë
Besnik Murataj, Agron Xhafaj, Fadil Papa
    c) Akuzohen për veprën penale të artikullit 110 c.p dhe artikullin 73 DPR 309/90 pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe persona të tjerë të paidentifikuar, akuzohen për mbajtje të jashtëligjshme, importim në territorin e shtetit dhe transport në sasi të papërcaktuar të marjuanës. Në vecanti Fadil Papa, e zhvillonte trafikun duke përdoru territorin salentin, ndërsa Agron Xhafaj siguronte ose tërhiqte direkt lëndën narkotike nga Besnik Murataj në Provincën e Leces në 10.9.200.


Akuza e katërt
Besnik Murataj, Tomaz Piekarniak, Agron Xhafaj
    i) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike të tipit heroinë, në vacanti Besnik Murataj, merrte dhe i dorëzonte Agron Xhafajt përmes Tomaz Piekarniak, 10 gramë heroinë në Venecia 4.11.2000.


Akuza e pestë
Besnik Murataj, Tomaz Piekarnika, Agron Xhafaj e Orges Sefereaj
    l) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike të tipit heroinë, në vacanti Besnik Murataj, merrte dhe i dorëzonte Agron Xhafajt përmes Tomaz Piekarniak, 40 gramë heroinë në Bolonja,dhe më pas Xhafaj ia jepte këtë lëndë Orges Seferajt për ta shpërndarë.


Akuza e gjashtë
Besnik Murataj, Tomaz Piekarnika, Agron Xhafaj e Orges Sefereaj
    m) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike të tipit hashs, në vacanti Agron Xhafaj dhe Orges Seferi, merrte dhe i dorëzonte Besnik Muratajt përmes Tomaz Piekarniak, një sasi hashashi për ta shitur në Bolonja,.


Akuza e shtatë
Besnik Murataj, Agron Xhafaj, Orges Sefereaj, Paolo Lo Sasso
    q) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike 1 kg heroinë, në veçanti Besnik Murataj sipas kërkesës së Paolo Lo Sasso, zotëronte dhe i dorëzonte përmes Agron Xhafajt dhe Orges Seferit, lëndën narkotike që i dorëzohej më pas një agjenti të DEA-s nën maskim në mes të një grupi kriminal nga Amerika e Veriut me detyrën për të transportuar blerësve amerikanë Lilian Guerrera, Vito Vizzi, Richard Gagne, Antonio Vizzi, Jaeck Michael e Deave Caron në Firence dhe në vende të tjera në 13.6.2001.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY