Basha i përgjigjet Ramës: Drejtësia, reforma kushtetuese nuk zgjidhet me akrobacira politike...

Basha i përgjigjet Ramës: Drejtësia, reforma kushtetuese nuk zgjidhet me akrobacira politike e shfaqje televizive

55
0
Shares

“Drejtësia, reforma kushtetuese nuk zgjidhet me akrobacira politike e as me shfaqje televizive”, ka qenë përgjigja që kreu i PD-së Lulzim Basha i ka kthyer letrës së hapur ët radhës së kryeministrit Edi Rama.
Duke ripërsëritur gatishmërinë e PD-së për konsensus e vullnet, Basha i ka bërë të ditur Ramës se ai nuk mund të flasë në emër të SHBA dhe BE.
Duke u shprehur edhe për debatin publik të kërkuar nga kryeministri, kreu i opozitës, ka bërë të ditur se është i gatshëm për një debat për “taksat e larta, për arsimin dhe shëndetësinë në ditë të zeza, për ekonominë në agoni, për varfërimin dhe shpunësimin e shqiptarëve, për pasigurinë dhe pushtetin e bandave, për korrupsionin dhe inkriminimin e qeverisjes, e natyrisht edhe për drejtësinë, por sidomos për rrugët e daljes nga kriza, që PD i ka të hedhura në alternativën e saj për çdo fushë”.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha

Debat? Ne cdo ore, ne cdo dite qe te deshirosh! Per taksat e larta, per arsimin dhe shendetesine ne dite te zeza, per ekonomine ne agoni, per varferimin dhe shpunesimin e shqiptareve, per pasigurine dhe pushtetin e bandave, per korrupsionin dhe inkriminimin e qeverisjes, e natyrisht edhe per drejtesine, por sidomos per rruget e daljes nga kriza, qe PD i ka te hedhura ne alternativen e saj per cdo fushe.
Por Drejtesia, reforma kushtetuese nuk zgjidhet me akrobacira politike e as me shfaqje televizive. Kjo ceshtje kerkon konsensus e vullnet. Une dhe Partia Demokratike i kemi deshmuar te dyja keto cilesi e virtyte qe diten e pare, cilesi e virtyte qe kane munguar rendshem ne anen tuaj.
Une nuk besoj se ju keni ndonje mandat per te folur ne emer te SHBA e BE, keto pune nuk zgjidhen me Bilalin. Por ti ke mandatin e pergjegjesine per tu bere pjese e zgjidhjes.
Edhe nje here, cakto negociatoret, jepu plotfuqine te negociojne zgjidhjen.
Mos u kap pas preteksteve e alibive. Ne kemi ofruar rolin me te gjere e me te fuqishem te nderkombetareve ne procesin e vettingut, duke ju permbajtur Venecias.
Pergjegjesite e tjera ju takojne shqiptareve dhe perfaqesusit e tyre legjitime duhet ta cojne ne fund e ta realizojne reformen ne drejtesi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY