AGRON GJEKMARKAJ/ Edi Rama mbaj premtimin, bëhu rrobaqepës!

AGRON GJEKMARKAJ/ Edi Rama mbaj premtimin, bëhu rrobaqepës!

57
0
Shares
agron gjekmarkaj, vogel

Agron Gjekmarkaj

Deklaratën e Metës sot e quajta ‘veprim patriotik prej burri shteti’.
Dhe Ramës i thashë bëhu rrobaqepës siç ke premtuar.
Meta bëri një nga deklaratat më të guximshme dhe më të vështirat në karrierën e tij politike duke gjykuar nga kontesti politik dhe diplomatik.
Nga vetja do të shtoja edhe një nga më të dobishmet për vendin.
Personalisht nuk e kam votuar kurrë Metën dhe partinë e tij e as kam ndërmend ta bëj. Gjykimi kësaj here i tejkalon antipatitë politike personale.
Në këtë pikë ku kanë zbritur kredencialet e të ardhmes së vendit mendoj që Kryetari i Kuvendit po sillet si burrë shteti me një qasje patriotike.
E di shumë kush do shqyej sytë dhe këndellet në habi nga sa po them. Përmbajtja e fjalës së tij  shpreh një koherencë që Meta e ka shfaqur që nga fillimi deri në fund të procesit të reformës në drejtësi e cila përmblidhet te fjalët konsensus me Opozitën sipas Venecias. Jo njëanshmëri, jo trafikim votash.
Tani Ramës i mbetet të mbaj premtimin solemn dhe të bëhet rrobaqepës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY