Një ndër pikat më interesante të kampionatit Europian ishte përballja brënda familjes mes Taulant Xhakës që mbronte ngjyrat e Shqipërisë dhë vëllait të tij Granitit që mbante veshur fanellën e Zvicrës.
Vëmendja e të gjitha mediave ndërkombëtare ishte tek ky duel që në fund u fitua nga Graniti, i cili në atë takim u shpall edhe lojtari më i mirë në fushë. Këtij momenti të vecantë i është rikthyer mesfushori i përfaqësueses shqiptare që në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit të Baselit deklaroi se nuk ishte aspak e thjeshtë të luante kundër vëllait të tij.
“ Ishte një sfidë krejt e veçantë, jo vetëm për ne të dy, por për të gjithë familjen. Të tregohem i sinqertë nuk ishte aspak e thjeshtë që luajë kundër tim vëllai, por nuk kishin rrugëdalje dhe duke qënë profesionistë besoj se dhamë maksimumin në atë takim “- u shpreh Taulanti.
Më pas Xhaka foli edhe për emocionet që përjetoi skuadra përfaqësuese në çastin kur qëndronte në pritje të rezultateve në grupet e tjera për të mësuar se cili do të ishte fati i kuqezinjve në Euro 2016.
“Qëndruam në ankth deri në ndeshjen e Portugalisë, por për fatin tonë të keq portugezëve u mjaftonte një pikë dhe e morrën me Hungarinë, pastaj rrugëtimi i tyre vazhdoi deri në fund duke u kurorëzuar me titullin kampion “- deklaroi mesfushori 25 vjeçar
Taulant Xhaka megjithëse zhgënjeu në Europian, mbetet një nga elementët kryesor në mekanizmat e skuadrës tonë përfaqësuese, dhe e ka konfirmuar që nuk ka ndërmend të kalojë tek kombëtarja e Kosovës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/