“U gjet! Falënderime pa fund zonjës Joy Ruez!!! Faleminderit Facebook dhe të gjithë atyre që na ndihmuan”, ky është postimi i një nëne që pas momenteve të tmerrit të përjetuara mbrëmjen e 14 korrikut në Nisë, ku humbi fëmijën e saj 8-muajsh mundi ta rigjente falë rrjetit social.
Një grua me origjinë spanjolle, dje në mbrëmje kishte postuar në Facebook një apel të dëshpëruar ku kërkonte ndihmë për të gjetur foshnjën e saj vetëm 8-muajsh, i cili gjendej në një karrocë blu dhe kishte humbur gjatë momenteve të frikshme të panikut, kur turma e tmerruar vraponte për t’i shpëtuar kamionit disa tonësh që la të vdekur 84 persona e qindra të plagosur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/