Shtypi me makinë nënën dhe 2 djemtë e saj, lihet në burg...

Shtypi me makinë nënën dhe 2 djemtë e saj, lihet në burg Memollari: Jam penduar

55
0
Shares

Andrea Memollari, i cili aksidentoi për vdekje në rrugën Jordan Misja, Dhurata Priftin dhe plagosi 2 fëmijët e saj, do të qëndrojë në burg. 20 vjeçari Memollari shprehu pendesë para gjykatës, duke theksuar se veprimi i tij ka qënë i ndikuar nga shoku.

Por togat e zeza vendosën masën arrest me burg për të riun, i cili akuzohet për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe largim nga vend i aksidentit, vepra për të cilat 20 vjeçari rrezikon nga 6 deri në 21 vite burg.

Në sallën e gjyqit Memollari ishte tejet i tensionuar dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa përpiqej të mbulonte fytyrën para kamerave. Jashtë kamerave avokati i tij mbrojtës njoftoi se do të apelojë vendimin e gjykatës, duke kërkuar zbutjen e masës së dhenë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Memollari ishte dënuar më parë nga gjykata e Tiranës për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. Aksidenti me pasojë vdekjen e sportistes Dhurata Prifti, dhe plagosjen e dy fëmijëve të saj pranë stacionit të trenit në Tiranë, shkaktoi një reagim të madh publik në rrjetet sociale, pas publikimit të pamjeve të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY