Gjatë 24 orëve të fundit , janë evidentuar dhe asgjësuar në vend me anë të djegies 14.530 bimë narkotike.
Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, 6 persona janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar për kultivim të narkotikëve. Ndërkohë, në Kurbin është vënë në pranga një kultivues si dhe ka nisur procedimi penal ndaj kryeplakut për moskallëzim të krimit.
• Në Tropojë janë gjetur dhe asgjesuar në zonën e pyllëzuar “Mrrez”, 1750 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Janë shpallur në kërkim dy autorë të dyshuar P.K e T,N, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Peraj shtetasi M.P.
• Në rethin e Tepelenës u gjetën dhe u asgjesuan 2240 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, ku janë shpallur në kërkim dy autorë.
• Në rethin e Përmetit në zona të pyllëzuara u gjetën dhe u asgjesuar me anë të djegies 1058 bimë narkotike .
• Në Kurbin u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 995 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa , ku u arrestua në flagrancë shtetasi Ibrahim Muçaj, vjeç 56, banues në Laç, pasi në fshatin Vinjollë, në 15 parcela në përrua dhe në zonën e pyllëzuar,
• Në rrethin Shkodër pasi në fshatin Mazrek dhe në malin e fshatit Karmë, Vau Dejës, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 6.111 bimë narkotike të llojit Cannbis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.
• Në rrethin e Pukës, te “Mrizi i fushë Gurrës”, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 1675 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
• Në rrethin Tiranë në fshatin Zaranikë, Petrelë, në një parcelë pranë urës të lumit, janë konstatuar të kultivuara dhe u asgjësuan 320 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
• Në Krujë, në Fushë-Thumanë, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 300 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
• Në Mallakastër në fshatin Beraj u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 81 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/