Grushti i shtetit në Turqi, ja si e përjeton Gylsereni

Grushti i shtetit në Turqi, ja si e përjeton Gylsereni

68
0
Shares

Ngritja e ushtrisë turke për të rrëzuar shtetin ka qenë një ngjarje tjetër e rëndë jo vetëm për shtetin turk, por për të gjithë opinion ndërkombëtar. Përplasja e ushtrisë me popullin gjatë gjithë natës dhe humbja e dhjetëra jetëve ka bërë që edhe shumë personazhe të njohur të reagojnë nëpërmjet profileve të tyre sociale duke u sensibilizuar me viktimat e pafajshme.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe aktorja e njohur e serialit “Fate të kryqëzuara”, Nurgul Yesilcay (Gylseren), e cila në disa postime të fundit në profilin e saj në Instagram, e indinjuar për situatën e rëndë në të cilën po kalon Turqia, ka shkruar: “Ҫfarë po ndodh me botën tonë, ҫfarë po ndodh me ne?”

Në një video të postuar disa orë më parë, kur i gjithë populli në Turqi kishte zbarkuar në rrugë pas thirrjes së Erdoganit, Gylseren shkruan se ajo që po ndodh në Turqi është ë papërshkrueshme, shkruan revista class.

Bashkë me Nurgul, edhe shumë personazhe të tjerë janë solidarizuar me situatën kaotike në Turqi duke ngushëlluar familjet e viktimave dhe duke u lutur që kjo gjendje të marrë fund një orë e më parë. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY