GRUSHT SHTETI / Ankthi i udhëheqësve botërorë. Pastaj Obama zgjedh Erdoganin

GRUSHT SHTETI / Ankthi i udhëheqësve botërorë. Pastaj Obama zgjedh Erdoganin

52
0
Shares

Duhen edhe pak minuta të shkojë ora 10 e mbrëmjes. Bota mban frymën. Dhe përpiqet të kuptojë se si do të përfundojë. Grushti i shtetit në Turqi i ka zënë të gjithë në befasi. Ndërkohë që agjencitë japin lajmin e parë, Sekretari i Shtetit Kerry takohet në Moskë me Ministrin e Jashtëm, Lavrov, për të diskutuar mbi Sirinë. Në Mongoli, Angela Merkeli dhe udhëheqësit e institucioneve europiane, Jean Claude Juncker, Donald Tusk dhe Federica Mogherini marin pjesë në një samit me udhëheqës aziatikë, të parët ndër të cilët janë kinezët. Informacionet fragmentare që vijnë nga Ankaraja dhe Stambolli duket se i zënë të gjithë në befasi.

Komentet e parë janë dhënë me maturi maksimale. Si Kerry, edhe Lavrovi kërkojnë “stabilitet dhe vazhdueshmëri”. Megjithatë, asnjëri prej të dyve nuk i dënon haptas organizatorët e grushtit të shtetit, apo të vihen në mënyrë të qartë në mbrojtje të qeverisë së zgjedhur në mënyrë legjitime.

Çbilancohet më shumë Përfaqësuesja e Lartë e politikës së jashtme të BE, Federica MOgherini, që me një tuit ka bërë thirrje për “qetësi dhe respekt të institucioneve demokratike.”

Sido që të jetë, përtej Atlantikut Turqia është një partner shumë i rëndësishëm në këtë moment. Shmë i rëndësishëm për të lejuar hapa false apo për të marrë pozicione me risk, përpara se të kuptohet cili do të jetë përfundimi i grushtit të shtetit. Për NATO-n dhe për amerikanët, që nga baza turke e Incirlikut ngrejnë avionët bombardues të cilët nisen drejt Sirisë, Turqia është një aleat themelor në luftën kundër SHtetit Islamik. Deri në atë pikë sa janë gati të injorojnë bashkëfajësinë e Erdoganit kundrejt ISIS. Po kështu, në Turqi e ka bazën edhe misioni detar i NATO-s, Snmg2, ku marrin pjesë edhe anglezë, gjermanë dhe grekë.

Për europianët, të cilët sapo kanë bërë një marrëveshje të hekurt me Erdoganin me objektivin për të ndalur fluksin e refugjatëve sirianë në Greqi, në këmbim të ndihmave prej gjysmë miliardi euro, Turqia është bërë një interlokutor i domosdoshëm në menaxhimin e emergjencës së migrantëve.

Një partner sigurisht i vështirë dhe i parehatshëm, duke parë sulmet në rritje të qeverisë ndaj lirive demokratike dhe tundimeve autoritare. Por me të cilin duhen bërë hesapet në lidhje me një seri dosjesh shumë delikate që kanë të bëjnë me negociatat e anëtarësimit, duke filluar nga ajo e liberalizimit të vizave.

Edhe për Moskën, Turqia është një copë shumë e rëndësishme në skakierëne Lindjes së Mesme. Pas një periudhe tensioni shumë të fortë që e pati kulmin me rrëzimin e avionit rus nga ana e aviacionit turk, Kremlini dhe Erdgogani nisën një fazë pajtimi të vështirë. Dhe pikërisht Putini ka bërë të ditur se “jam vazhdimisht i informuar mbi zhvillimet e situatës”. Zëdhënësi i tij, Peskov, saktëson se qeveria ruse nuk është kontaktuar as nga pala e grushtit të shtetit, as nga njerëzit e Erdoganit, por konfirmon se Rusia “është tejet e shqetësuar dhe kërkon që Turqia t’i rikthehet stabilitetit politik”.

Edhe Obama, në SHtëpinë e Bardhë, mbahet vazhdimisht i informuar mbi zhvillimet e situatës. Dhe në orën 1 të natës, thyen heshtjen që ka zgjatur pothuaj tre orë duke i vendosur SHBA “në mbrojtje të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike”. Dhe ndërkohë që agjencitë japin lajmet për viktimat e para në rrugë, i fton ushtarakët që të shmangin gjakderdhjen.

Pak a shumë në të njëjtën orë kanë ardhur deklaratat e para të europianëve. E nisin kryeministrat e Estonisë dhe Lituanisë. Më tej vjen ajo gjermane: “Rendi demokratik në Turqi duhet të respektohet”. Sekreari amerikan i Shtetit, bën të ditur se ka folur në telefon me kolegun turk, Cavusoglu: “Kam vënë në dukje mbështetjen absolute të SHBA për qeverinë turke të zgjedhur demokratikisht dhe për institucionet demokratike”. bota.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY