Ministri i Drejtësisë emëroi sot drejtorin e ri të Burgjeve pas dorëheqjes së Artur Zotos.
Miklovan Kopani është drejtori i ri i përzgjedhur nga ministri Manjani.
Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani e falënderon nëpërmjet një njoftimi z. Zoto për kontributin e tij profesional në krye të sistemit penitenciar dhe vlerëson me respekt të gjithë përvojën e sjellë nga ai gjatë ushtrimit të detyrës.
Njëkohësisht, Ministri Manjani i uron z. Kopani punë të mbarë në vazhdimin e punës në drejtimin e këtij institucioni me profesionalizëm dhe korrektësi.
CV-ja e z. Kopani reflekton një përvojë të gjatë në drejtim dhe shërbimin publik, përfshirë edhe institucione të sigurisë kombëtare.
Ministri Manjani shpreh bindjen se z. Kopani do të vijojë drejtimin e suksesshëm të këtij institucioni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/