Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka urdhëruar lëvizje të reja sistemin e prokurorisë. Lëvizjet janë kryer në shumë prokurori, kryesisht lëvizje drejtuesish por dhe prokurorë të thjeshtë.
Vendimin për t’u bërë drejtues prokurorie e kanë marë Elvin Gogaj, Simon Pashuku, Shkëlzen Cena, Artur Ismailukaj, raporton “Shqiptarja.com” . Ndërkohë që shumë lëvizje janë kryer dhe për prokurorët e thjeshtë.
Emrat që lëvizin
Elvin Gogaj emërohet drejtues në Prokurorinë e Apelit Shkodër
Simon Pashuku nga Shkodra Drejtues në Prokurorinë e Lezhë
Artur Ismailukaj emërohet Drejtues në Tropojë
Zeqir Hoxha nga drejtues në Lezhë emërohet prokuror i thjeshtë në Tiranë.
Besa Nikhasani nga drejtuese në Apelin Shkodër prokurore e thjeshtë në Burrel
Shkelzen Cena emërohet drejtues në Prokurorinë e Peshkopisë
Urim Buci nga drejtues në Peshkopi, behet prokuror i thjeshtë në Peshkopi
Deniona Katro nga drejtuese Task-Force në Tiranë emërohet drejtuese në Task-Forcë në Durrës
Ndini Tavani emërohet drejtues në Task-Forcën Tiranë.
Vladimir Mara nga prokuror i thjeshtë në Durrës, emërohet prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Petrit Fusha është votuar nga anëtarët e Këshillit për të lëvizur në Prokurorinë e Përgjithshme
Ramadan Troci është votuar nga anëtarët e Këshillit për të lëvizur në Prokurorinë e Përgjithshme
Mirela Mërtiri nga prokurore në Fier, emërohet zv/prokurore në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/