Pasi gjithçka ka përfunduar në Turqi, qeveria e Shqipërisë nëpërmjet Kryeministrit Edi Rama ka dhënë prononcimin parë zyrtar për grushtin e shtetit. “I lumtur per popullin vella te Turqise dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan per daljen me sukses te plote nga nje nate tejet e veshtire!”, ka deklaruar Kryeministri shqiptar në rrjetet sociale.
Ndërkaq PD nëpërmjet një njoftimi të shkurtër për shtyp shpreh mbështetjen për demokracinë në Turqi.
“Partia Demokratike e Shqipërise ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e orëve të fundit në Turqi. PD shpreh mbështetjen për autoritetet e zgjedhura demokratike ne Turqi, demokracinë dhe shtetin ligjor. Ruajtja e rendit kushtetues dhe rikthimi i paqes dhe sigurisë publike jane në interes të të gjithë qytetarëve të Turqisë dhe miqve e partnerëve të saj”, thuhet në deklaratën e PD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/