Një shofer ka humbur kontrollin në rrugën Mine Peza në Tiranë duke goditur dhe dëmtuar një numër të madh makinash.
Pak pas mesit të natës, ora 02:45, ne hyrje te rruges “Mine Peza”, automjeti me targa AA101MG, me drejtues shtetasin Gj. L, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasoje jane demtuar 6 mjete te parkuara ne buze te rruges, njofton policia.
Nga ky aksident nuk ka dëme në njerëz vetëm dëme materiale.
Automjetet e dëmtuara janë të markave të ndryshme .
Janë kryer veprimet proceduriale nga ana e policisë.
Nga agjentet verifikues të policisë rrugore i është bërë testi i alkoolit drejtuesit të mjetit dhe ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 0.31%.
Drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me masë administrative pezullim i lejes së drejtimit dhe është dërguar në OASH.
Si dhe vijojnë veprimet nga kompanitë siguruese të automjeteve për vlerësimin dhe dëmshpërblimin e dëmeve materiale të shkaktuara nga drejtuesi i automjetit që është ndëshkuar nga Policia Rrugore, thuhet në njoftimin e policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/