Policia franceze ka deklaruar zyrtarisht emrin e autorit të sulmit tragjik në Nicë të Francës, ku humbën jetën 84 persona.
Ai quhet Mohamed Lahouaiej Bouhlel një franko-tunizian. Sipas mediave franceze, autori që u vra nga Policia është i moshës 31-vjeçare.
Ai është rezident në Nicë dhe kamionin kishte vetëm pak ditë që e kishte marrë dhe regjistruar tek autoritetet.
Bouhlel rezulton se është person me të shkuar kriminale për disa sulme me armë, por kurrë nuk është konsideruar si një person që kishte lidhje me ISIS.
Policia franceze ka bastisur ditën e sotme në mëngjes shtëpinë e tij, për të zbuluar për lidhje të mundshme me terroristët apo edhe për bashkëpunëtorë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/